**Murati takon homologun nga Grenada në SHBA, bien dakord për zgjerimin e bashkëpunimit**
Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, gjatë qëndrimit të tij në New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me Zotin Dennis Cornëall, homologun e tij nga Grenada.
Takimi, i cili u zhvillua në Konsullatën e Kosovës, shërbeu si platformë për të diskutuar bashkëpunimin e deritanishëm në shkëmbimin e përvojave në fushën e diplomacisë. Sipas një postimi të Muratit, mes temave ishte edhe mundësia për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e financave publike dhe digjitalizimit.
Të dy ministrat kanë trajtuar gjithashtu sfidat me të cilat përballen vendet e tyre në zbatimin e reformave të ndërmarra. Murati theksoi se u ra dakord për të vazhduar diskutimet edhe në nivelin teknik, me qëllim zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy shteteve. Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri Murati përmes një postimi në rrjetet sociale.
