Harvey Weinstein është dënuar me 15 vite burg, pasi u shpall fajtor për sulm seksual ndaj Miriam “Mimi” Haley, ish-asistente e produksionit, raporton NBC News.

Sulmi ka ndodhur në vitin 2006, transmeton Indeksonline.

Ish-producenti i industrisë së filmit, 74 vjeç, u soll në sallën e gjyqit në Lower Manhattan me karrocë invalidi për seancën e dënimit. Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg, ndërsa mbrojtja kishte propozuar një dënim prej nëntë vitesh.

Pas përfundimit të dënimit, Weinstein do të jetë për pesë vite nën mbikëqyrje dhe do të duhet të regjistrohet si autor i një vepre seksuale.

Weinstein iu drejtua gjykatës gjatë seancës. Ai i mohoi akuzat, por kërkoi falje “të gjithë atyre që mund të ketë lënduar me veprimet e tij”.

“Unë nuk jam një person perfekt, por jam një person që ka bërë gabime”, deklaroi ai, duke shtuar: “Unë nuk jam një njeri i dhunshëm.”

Haley, 49 vjeçe, mbërriti në gjykatë e shoqëruar nga avokatja e saj, Gloria Allred. Ajo lexoi një deklaratë mbi pasojat e sulmit, ku tha se Weinstein “abuzoi me pozitën dhe pushtetin e tij” dhe se i “shkatërroi jetën dhe ndjenjën e sigurisë”.

“Për mua, kjo është një dënim i përjetshëm”, përfundoi ajo./Indeksonline/