Ermal Krasniqi, optimist për një fitore të re në Austri

Pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka komentuar paraqitjen e “Dardanëve” dhe pritshmëritë për ndeshjen e ardhshme.

Krasniqi theksoi se ekipi irlandez u mbrojt thellë në pjesën e parë, por Kosova arriti të krijonte raste dhe e meritoi plotësisht fitoren.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e lojtarëve zëvendësues, duke nënvizuar se secili duhet të jetë i përgatitur për të kontribuar në suksesin e ekipit.

Krasniqi shprehu optimizëm edhe për përballjen e ardhshme ndaj Austrisë, ekip të cilin e konsideron favorit kryesor të grupit.

“Natyrisht, Austria është favorite e grupit, por nëse luajmë si ekip dhe me të njëjtin angazhim si dje, besoj se edhe atje mund të arrijmë një fitore. Pse jo?”, deklaroi Krasniqi.