Soni Malaj, eleganca shkëlqen në rrugët e Shkodrës

Këngëtarja Soni Malaj vijon të jetë tepër aktive në skenën muzikore. Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në një sërë mbrëmjesh muzikore, ku ka argëtuar publikun me zërin e saj karakteristik.

Përveç angazhimeve muzikore, Soni Malaj është gjithashtu tepër e pranishme në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të realizuara në rrugët e qytetit të Shkodrës.

E veshur me një fustan elegant dhe me stil të veçantë, këngëtarja duket mbresëlënëse në këtë paraqitje. Stili i saj i ra menjëherë në sy publikut dhe ndjekësve të saj virtualë.

Burimi: IndeksOnline