Sabri Fejzullahu prezanton këngën e re “Nëse Kthehesh”

Këngëtari veteran i muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor, të titulluar “Nëse Kthehesh”.

Kjo këngë e re vjen e shoqëruar edhe me një videoklip, duke i ofruar adhuruesve të muzikës së tij një përvojë të plotë artistike.

Sabri Fejzullahu, një emër i shquar i skenës shqiptare, vazhdon të dëshmojë vitalitetin e tij artistik, duke pasuruar repertorin me krijime të reja dhe duke ruajtur lidhjen e fortë me publikun ndër vite.

Këngën “Nëse Kthehesh” dhe videoklipin e saj mund t’i gjeni tashmë në platformat digjitale.