Protesta e studentëve në kryeqytet, reagon BE-ja në Tiranë: Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar ndaj përshkallëzimit të dhunës dhe dëmtimit të pronës publike e private, të regjistruar gjatë protestës së studentëve në kryeqytet.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, delegacioni dënon ashpër aktet e dhunës, u bën thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe thekson rëndësinë e ushtrimit paqësor të së drejtës për tubim dhe shprehje. Ata e cilësojnë dialogun si rrugën e vetme për adresimin e shqetësimeve.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thuhet në postimin e Delegacionit të BE-së.