**Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me fletëarrest ndërkombëtar**
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP) dhe njësitë e tjera relevante, si dhe me institucionet e drejtësisë, ekstradoi më 14 tetor 2026 një shtetas kosovar nga Italia në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi kërkohej me një fletëarrest ndërkombëtar të INTERPOL-it, lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Ai akuzohet për veprat penale: “Vrasje në Tentativë” dhe “Mbajtja në Pronësi, Kontroll apo Posedim i Paautorizuar i Armëve”.
Ky ekstradim u realizua në përputhje me ligjet në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Italisë.
Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të policisë në rajonin e Mitrovicës për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
