Në Gjykatën e Tiranës kanë nisur seancat për caktimin e masave të sigurisë ndaj 22 protestuesve të arrestuar pas protestës së së martës në kryeqytet.

Për arsye sigurie, seancat ndaj tyre do të zhvillohen veçmas nga njëra-tjetra.

Protesta e cila shkaktoi arrestimet, nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje mes studentëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Gjatë saj, protestuesit hodhën gurë në drejtim të godinës dhe të forcave të policisë, si dhe shkulën gardhet metalike.

Përveç dëmeve ndaj objekteve publike, disa biznese private pësuan gjithashtu dëme materiale si pasojë e sulmeve gjatë protestës.