Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar nga Tirana mbi përshkallëzimin e protestave, ku theksohet se trazirat e fundit shënuan një ndryshim nga karakteri paqësor i demonstratave të verës, duke u shndërruar në përleshje me gurë dhe gaz lotsjellës.
Sipas Reuters, kryeministri shqiptar Edi Rama ka hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje, ndërsa mijëra protestues, kryesisht studentë, janë përplasur me policinë, duke thyer xhama ndërtesash. Forcat e rendit janë përgjigjur me topa uji dhe gaz lotsjellës.
Agjencia ndërkombëtare liston disa nga arsyet kryesore të revoltës kundër qeverisë Rama, duke përfshirë mungesën e perspektivave të punësimit, standardet e ulëta të arsimit dhe atë që protestuesit e perceptojnë si korrupsion të vazhdueshëm në nivelet më të larta qeveritare. Ndërsa thekson se Rama i mohon këto akuza për korrupsion, Reuters vë në pah se protestuesit paqësorë të verës u ndien të padëgjuar.
“Tashmë ata thonë: mjaft është mjaft”, citohet të raportojë Reuters.
