Elez Ahmeti para gjykatës, akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj vëllait
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi fillestar ndaj Elez Ahmetit, i cili akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë.
Sipas aktakuzës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të pandehurit dhe vëllait të tij, Afrim Ahmeti, i cili figuron si i dëmtuar në këtë rast.
Aktakuza thekson se Elez Ahmeti, me dashje, ka tentuar t’i marrë jetën vëllait të tij. Fillimisht, ai e ka fyer dhe sharë me fjalë, përpara se ta godiste me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit.
Si pasojë e këtyre veprimeve, Afrim Ahmetit i janë shkaktuar lëndime trupore.
