**Premierë Botërore: Zbulohet Omoda X, modeli kinez që synon të ridefinojë tregun e automjeteve**
Në Wuhu të Kinës, gjatë eventit të titulluar “Omoda Night”, u mbajt premiera botërore e modelit të ri të veturës kineze, Omoda X. Ky automjet nuk vjen thjesht si një model i ri, por promovohet si një iniciativë e prodhuesve kinezë për të krijuar një segment krejtësisht të ri në tregun e automjeteve, duke kërkuar të zhvillojë një kategori që balancon elementet e një SUV-i tradicional me ato të një modeli më kompakt dhe urban.
Ndonëse ende nuk është plotësisht e qartë se çfarë veçorish unike do të ofrojë Omoda X përtej modeleve ekzistuese në treg, dizajni i tij duket vërtet i fuqishëm dhe me karakter të theksuar. Modeli pritet të integrojë teknologjinë e avancuar hibride, përfshirë sistemin “Super Hybrid System” (SHS), çka tregon për fokusin në efikasitet dhe performancë.
/Indeksonline/
