**Peja në kujtim të Arlindës: Letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh**
Qytetarët e Pejës u mblodhën mbrëmë në shenjë nderimi për Arlinda Zekajn, e cila humbi jetën tragjikisht në Vitomiricë.
Në sheshin e qytetit, u vendos një pankartë e madhe, e cila rikujtonte letrën e Arlindës drejtuar institucioneve, ku ajo kishte kërkuar ndihmë.
I dyshuari kryesor për vrasjen e saj është kunati, Albert Sylaj, i cili, sipas Policisë, vazhdon të jetë në arrati.
Sot, Arlinda Zekajt do t’i jepet lamtumira e fundit. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës.
