Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Lluzhan, në rrugën që lidh këtë vend me Batllavën. Si pasojë e përplasjes, dy automjete kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë praninë e mjeteve të ndihmës rrugore, të cilat po punojnë për largimin e automjeteve të aksidentuara. Deri më tani, nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me persona të lënduar apo shkaqet që çuan në këtë aksident.
