**Dhunë në familje: Burri dëbon ish-bashkëshorten me foshnjën, përfundon në mbajtje**

Një rast i rëndë dhune në familje është shënuar në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka dëbuar nga shtëpia ish-bashkëshorten e tij së bashku me foshnjën. Ngjarja ka përfunduar me ndalimin e të dyshuarit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të enjten, më 29 tetor, rreth orës 16:00.

Pas denoncimit, viktima bashkë me foshnjën janë dërguar menjëherë në strehimore për t’u ofruar siguri. Ndërkaq, i dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin, duke theksuar se ish-bashkëshorti e ka larguar viktimën me foshnjën dhe se ajo është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.