Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Prishtinë do të dorëzojë sot, në orën 10:00, materiale pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Dorëzimi është njoftuar se do të realizohet në objektin e Prokurorisë Speciale. Megjithatë, deri më tani nuk janë zbuluar detaje lidhur me përmbajtjen e këtyre materialeve, çështjen specifike që ato trajtojnë apo personat ndaj të cilëve janë drejtuar. Pritet që, pas dorëzimit, përfaqësuesit e Vetëvendosjes të japin më shumë hollësi rreth përmbajtjes dhe arsyes së paraqitjes së tyre pranë organit të ndjekjes.