**Republikanët Fajësojnë Trumpin pas Humbjes “Katastrofike” në Zgjedhjet e Mesmandatit**
Humbja e Partisë Republikane në zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar zemërim dhe pakënaqësi të thellë brenda rradhëve të saj, ku figurave kyçe dhe strategëve politikë po fajësojnë ish-Presidentin Donald Trump për performancën e dobët elektorale.
Demokratët kanë siguruar kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, duke i dhënë fund kështu shumicës republikane në Kongres.
Sipas raportimit të BBC-së, tronditja fillestare brenda Partisë Republikane pas rezultateve të shpallura ditën e martë, i ka lënë vendin një zemërimi në rritje ndaj Trumpit. Politikat e tij po shihen nga disa republikanë si shkaktarë kryesorë të kësaj humbjeje.
“Faji është i tij. Nuk është i askujt tjetër. Ky është një refuzim i prerë dhe absolut i Presidentit Trump,” është shprehur për BBC-në Bill Miller, një lobist me ndikim republikan nga Teksasi. “Kjo është një katastrofë e përmasave të mëdha. Askush nuk e parashikonte një rezultat të tillë,” ka shtuar ai.
Demokratët kanë shënuar fitore edhe në shtete tradicionalisht republikane, përfshirë Teksasin, Kansasin dhe Karolinën e Jugut, një tregues i qartë i zhvendosjes së votës.
Disa republikanë argumentojnë se përqendrimi i Trumpit në trashëgiminë e tij politike dhe mungesa e vëmendjes ndaj shqetësimeve konkrete të votuesve i kanë kushtuar partisë kontrollin e Kongresit.
Strategu republikan nga Minesota, Gregg Peppin, kritikoi ashpër drejtimin politik të ish-Presidentit amerikan. “Ishte një gabim pas tjetrit. Është e qartë se në shumë shtete, votuesit nuk i miratuan politikat e Presidentit,” ka deklaruar Peppin.
Një aleat i Shtëpisë së Bardhë, i cituar nga BBC, ka theksuar se pakënaqësia e qytetarëve me luftën kundër Iranit, tarifat doganore dhe masat e ashpra ndaj emigracionit krijuan një koktej faktorësh që ndikuan ndjeshëm në rezultatin zgjedhor. Ai ka shtuar se brenda partisë ekziston një zhgënjim i thellë për mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjet dhe se një pjesë e konsiderueshme e kësaj pakënaqësie drejtohet direkt ndaj Trumpit.
Analiza e BBC-së, e bazuar në biseda me rreth 12 anëtarë të Partisë Republikane, zyrtarë fushatash, aleatë të Shtëpisë së Bardhë dhe persona të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor, thekson thellësinë e kësaj ndarjeje brenda partisë pas humbjes së thellë.
