Bebe Rexha shkëlqen në Las Vegas me pamjen madhështore, shfaqet me fustan elegant dhe vezullues

Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke shfaqur një pamje tejet elegante dhe tërheqëse.

Artistja ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit pamje nga paraqitja në një ngjarje të zhvilluar së fundmi në Las Vegas.

Rexha kishte zgjedhur një fustan të gjatë, në nuancë shampanje, i stolisur me gurë dhe detaje vezulluese, i cili theksonte linjat e saj trupore.

Pamjen e kishte plotësuar me një pelerinë të shkurtër prej gëzofi në ngjyrë të çelët, ndërsa flokët bionde dhe grimi i theksuar i jepnin edhe më shumë hijeshi paraqitjes së saj.

Fotografitë kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të artistes, e cila vazhdon të mbetet një prej emrave më të njohur të muzikës pop me origjinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Njëkohësisht, ky ka qenë një vit i rëndësishëm edhe në aspektin muzikor për Bebe Rexhën. Në muajin qershor, ajo publikoi albumin e saj të katërt në studio, “Dirty Blonde”, i cili u prit me interes nga adhuruesit dhe shënoi një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore.