Luana Vjollca rikthehet në Top Channel pas pesë vjetësh mungesë, duke sjellë sërish në ekran spektaklin e saj të njohur, “Shiko kush luan”.
Xhirimet e emisionit kanë nisur që në shtator, siç raportoi fillimisht Indeksonline. Burime pranë produksionit bëjnë me dije se transmetimi do të nisë në muajin janar.
“Shiko kush luan” shquhej si një prej formateve më të dashura dhe të komentuara të ekranit shqiptar, duke ofruar lojëra argëtuese, humor, muzikë dhe përballje mes personazheve të njohur të botës së showbizit. Rikthimi i tij pritet me interes nga publiku.
