Rikthehet “Flutur-Flutur”: Sefë Duraj dhe Flandra publikojnë versionin e ri, në duet

Këngëtarët Sefë Duraj dhe Flandra kanë publikuar së fundmi një version të ri, në duet, të hitit të njohur “Flutur-Flutur”.

Ky projekt i freskët muzikor shënon një tjetër bashkëpunim mes dyshes, e cila është e njohur për harmoninë dhe suksesin në skenën muzikore shqiptare. Publikimi i këtij versioni vjen si pjesë e vazhdimësisë së tyre të këngëve të reja dhe hiteve të përbashkëta, duke u bërë tashmë një traditë për fundvit.