Futbollisti shqiptar debuton për Malin e Zi në fitoren ndaj Qipros
Kombëtarja e Malit të Zi ka shënuar një fitore bindëse 1:4 ndaj Qipros, në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s.
Në këtë takim, debutoi edhe futbollisti shqiptar, Xhonatan Dreshaj.
Dreshaj, 26 vjeç, luajti për 60 minuta dhe bëri një paraqitje mbresëlënëse, duke u vlerësuar me notën 7.0.
Ai aktivizohet me skuadrën e Deçiqit nga Tuzi, një klub që garon në elitën e futbollit malazez dhe njihet për prezencën e madhe të lojtarëve shqiptarë.
