**Trent Alexander-Arnold nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi**

Trent Alexander-Arnold nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll.

Burime të afërta me futbollistin anglez bëjnë me dije se ai nuk po shqyrton asnjë mundësi largimi, megjithëse kanë kaluar vetëm 18 muaj që nga transferimi i tij te gjiganti madrilen.

Mbrojtësi 28-vjeçar mbetet i vendosur të luftojë për një vend në formacionin bazë dhe të provojë vlerat e tij me fanellën e Real Madridit.

Pavarësisht konkurrencës së fortë dhe vështirësive për të siguruar minuta të vazhdueshme, anglezi shpreh dëshirën për të vijuar aventurën e tij në stadiumin “Santiago Bernabéu”.