Jose Mourinho shuan spekulimet për Real Madridin

Trajneri portugez Jose Mourinho ka shuar spekulimet për një rikthim të mundshëm në stolin e Real Madridit, duke mohuar kategorikisht çdo kontakt me klubin madrilen.

Në një deklaratë për media, Mourinho theksoi: “Jo, askush nga Real Madridi nuk ka folur me mua, mund ta garantoj këtë”. Ai shtoi se nuk ka asgjë tjetër për të thënë lidhur me këtë çështje.

Mourinho kujtoi gjithashtu se është i lidhur me një kontratë të vlefshme edhe për një vit me klubin e Benficës.

Ai mori drejtimin e gjigantit nga Lisbona në shtator të vitit 2025, pas largimit të Bruno Lage, i cili u shkarkua si pasojë e një serie rezultatesh negative, përfshirë edhe një humbje në Ligën e Kampionëve.