Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikëws, Donald Trump, ka deklaruar se ShBA-ja do të nisë nga dita e hënë një operacion për të ndihmuar në lirimin e anijeve të mbetura të bllokuara në Gjirin Persik, si pasojë e luftës ShBA – Iranit.

“U kemi thënë këtyre vendeve se do të udhëheqim anijet e tyre në mënyrë të sigurt jashtë këtyre ujërave të kufizuara, në mënyrë që të mund të vazhdojnë lirshëm aktivitetin e tyre,” ka shkruar ai në një postim në platformën Truth Social, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Reuters, njoftimi vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, pasi një cisternë raportoi se është goditur nga predha të panjohura në Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të energjisë.

Trump nuk dha shumë detaje lidhur me planin për të ndihmuar anijet dhe ekuipazhet e tyre, të cilat sipas tij janë “të bllokuara” në këtë korridor jetik dhe po përballen me mungesë ushqimi dhe furnizimesh të tjera.