Sunny Hill Festival: Konfirmohen artistët e parë që do të ndezin skenën e kryeqytetit

Sunny Hill Festival është gati të transformojë sërish kryeqytetin në epiqendrën e muzikës botërore.

Sot, festivali ka njoftuar emrat e parë të artistëve që do të ngjiten në skenat e tij të mëdha këtë verë, duke paralajmëruar një edicion të jashtëzakonshëm që do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht.

Në mesin e emrave të konfirmuar, festivali prezanton disa nga gjigantët e muzikës elektronike dhe performuesit më të kërkuar të momentit:

* Keinemusik (Adam Port dhe Rampa)
* Seth Troxler
* Carlita
* Manifest

Sunny Hill do të vazhdojë të zbulojë emra të tjerë të mëdhenj të skenës botërore, si dhe artistët më të mirë lokalë, të cilët do të plotësojnë programin artistik të këtij edicioni.