Policia e Kosovës, përmes njësitit të hetimeve në Obiliq, ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Arrestimi i tyre vjen pas hetimeve të nisura lidhur me një rast vjedhjeje të ndodhur më 12 maj 2026, në rrugën “17 Shkurti” në fshatin Mazgit të Obiliqit. Atje, nga një depo e një punëtorie, ishte vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.
Pas veprimeve intensive hetimore dhe operative, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit me iniciale F.B. (26 vjeç), A.K. (22 vjeç) dhe R.H. (34 vjeç).
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë.
