Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në Ferizaj ka arrestuar dy persona si të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Në komunikatën e policisë, bëhet e ditur se, në Ferizaj është vërejtur një veturë e dyshuar me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili pas prezantimit të zyrtarëve policor ka tentuar të largohet me veturë, dhe se, policia, ka arritur ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe ta bëjë arrestimin e të dyshuarit të lartcekur, ku gjatë kontrollit tek vetura e tij janë gjetur 10 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Tutje, policia shton se ka konfiskuar, veturë, dy telefona, qese të mbushura me substancë narkotike, para të gatshme e peshore.