Rritje e lehtë e çmimeve të karburanteve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka shpallur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi nga data 16 maj 2026.
Këto çmime, të përcaktuara me vendim të MINT-it të datës 4 maj 2026, fillojnë të zbatohen nga ora 10:00 e mëngjesit.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet maksimale do të jenë si vijon: nafta (dizel) do të tregtohet me 1.61 euro për litër, benzina me 1.52 euro për litër dhe gazi me 0.76 euro për litër.
Ministria thekson se qytetarët kanë të drejtë të paraqesin ankesa për çdo shkelje të mundshme të këtyre çmimeve. Ankesat mund të dërgohen në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.
