Pejë: I dyshuari kërcënon policinë gjatë ndalimit, lirohet pas arrestimit

Një person u arrestua mbrëmë vonë në Pejë, në rrugën “Medlin Olbrajt”, pasi dyshohet se ka kërcënuar tre zyrtarë policorë gjatë një ndalimi nga policia.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari u ndalua nga njësiti i trafikut për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Gjatë procedurës së ndalimit, ai dyshohet se ka kërcënuar zyrtarët policorë.

“Në automjetin e tij u gjet dhe u konfiskua një mjet i mprehtë, në formë drapri,” thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.