Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut arrestohen në Han të Elezit, dyshohet se tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin

Policia kufitare në Han të Elezit ka shoqëruar në stacionin policor tre shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ata janë ndaluar në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror. Me vendim të prokurorit, rastet do të procedohen sipas procedurës së rregullt ligjore.