**Besnik Tahiri reagon pas fotografisë së montuar me Duda Baljen: “Njerëzit nuk e besojnë se është falsifikim”**

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, është ndjerë i detyruar të reagojë lidhur me një fotografi të montuar që qarkullon në rrjetet sociale, ku ai shfaqet së bashku me ish-deputeten Duda Balje.

Tahiri thekson se fillimisht nuk kishte ndërmend t’i kushtonte vëmendje një çështjeje të tillë. Megjithatë, një mik i tij i afërt e ka bindur të veprojë, duke i treguar se i ishte dashur t’u shpjegonte mbi 20 personave se fotografia nuk ishte e vërtetë, por ata sërish nuk kishin besuar.

“Sot, pas dy javësh, po e publikoj të vërtetën rreth fotografisë së manipuluar me kolegen deputete, Duda Balje. Edhe pse nuk kisha ndërmend të merresha me këto goditje të ulëta, një mik i mirë më kontaktoi dhe më tregoi se i ishte munduar t’u shpjegonte rreth 20 personave se fotoja e publikuar ishte një lajm i rremë, por ata sërish nuk kishin besuar. Prandaj, miq, kjo është e vërteta. Dëgjojeni dhe shiheni vetë”, ka shkruar Tahiri.