**Baballarët e rinj: Më shumë gjumë, më pak lidhje me foshnjat**
Kujdesi ndaj një të porsalinduri shpesh shoqërohet me netë pa gjumë. Megjithatë, një studim i ri tregon se ndërsa pak orë gjumë shtesë mund t’i ndihmojnë nënat të ndihen më mirë, e njëjta gjë mund të ketë efekt të kundërt te baballarët e rinj, duke dobësuar lidhjen e tyre me fëmijën.
Siç njofton Klan Kosova, studimi zbuloi se baballarët e rinj përjetonin një mirëqenie më të mirë dhe kishin një marrëdhënie më të fortë me partneren/bashkëshorten dhe foshnjën, kur kalonin më pak kohë duke dremitur ose fjetur.
Studiuesit theksojnë se nënat e reja mund të jenë më të ndjeshme ndaj ndikimit të gjumit, për shkak të stresit të shtuar dhe gjendjes së tyre të brishtë emocionale. Ata shtojnë se baballarët që dremitin shpesh mund të kenë vështirësi të ngrihen nga shtrati për shkak të depresionit, ndërsa nënat kanë më pak fleksibilitet në oraret e gjumit.
