TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët kosovarë këtë sezon, ndërsa tre futbollistë të rinj po kthehen në emra shumë të rëndësishëm për skuadrën gjermane.
Në një postim të publikuar së fundmi, Hoffenheim theksoi se mund të përfitojë deri në 100 milionë euro nga tre futbollistët kosovarë, duke iu referuar Leon Avdullahuh, Albian Hajdarit dhe Fisnik Asllanit.
Avdullahu, Hajdari dhe Asllani janë kthyer në pjesë kyçe të skuadrës që vazhdon të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, transmeton express
Të tre futbollistët janë nën moshën 23-vjeçare dhe konsiderohen jo vetëm si lojtarë të rëndësishëm në fushë, por edhe si asete të mëdha financiare për të ardhmen e klubit.
Rritja e vlerës së tyre në treg dhe paraqitjet e mira në futbollin gjerman po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më të përfaqësuar në skenën europiane të futbollit.
