Humanisti dhe ish-kandidati i parë shqiptar për Parlamentin e Bazelit, Tahir Çitaku, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili, së bashku me kandidatin për kryeministër, Ardian Gjini, e kanë pritur Çitakun në takim.
Haradinaj theksoi rëndësinë e diasporës për zhvillimin e vendit dhe proceset vendimmarrëse, duke e vlerësuar kontributin e bashkëkombasve jashtë Kosovës si të pazëvendësueshëm.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se në takim ishte prezent edhe Nezir Gashi, një tjetër kandidat nga diaspora. Ai prezantoi Tahir Çitakun si një aktivist shumëvjeçar në Basel të Zvicrës dhe si kandidatin e parë shqiptar për Parlamentin e Bazelit në vitin 2008. Kontributi i tij politik, humanitar dhe sportiv për Kosovën u vlerësua lart.
Ndërkaq, Nezir Gashi, me origjinë nga Qupeva e Klinës, kandidon për herë të dytë në listën e Aleancës, përfaqësues i nëndegës së Lörrach në Gjermani.
Haradinaj i uroi mirëseardhjen Çitakut në Aleancë dhe suksese atij e Nezir Gashit në garën për deputet. Ai ritheksoi se AAK mbetet një adresë e besueshme politike për diasporën, një hapësirë ku zëri i saj përfaqësohet me dinjitet dhe përgjegjësi të plotë.
