Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në afërsi te aeroportit.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Dyshohet se ka edhe persona të lënduar nga ky aksident.
Policia dhe autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/

