Angela Martini shkëlqen në rrjetet sociale me fotografi elegante, tërheq vëmendjen.
Modelja shqiptare Angela Martini ka publikuar së fundmi fotografi të reja në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet me një kombinim elegant bardh e zi.
Veshur me një set të bardhë të kompletuar me detaje të zeza, Martini ka vënë në pah linjat e saj trupore dhe ka tërhequr vëmendje me pozat e saj profesionale para kamerës.
Krahas fotografive, ajo ka shkruar thjesht: “Just like that”.
Komentet dhe pëlqimet nga ndjekësit e saj ishin të shumta, të cilët e ndjekin me interes aktivitetin e saj në rrjetet sociale. (Burimi: Indeksonline)
