Arbër Hajdari akuzon Brikenën: Qëllimi është nxjerrja keq e Mateos
Gjatë një debati të tensionuar mes Mateos dhe Brikenës, opinionisti Arbër Hajdari ndërhyri, duke ofruar këndvështrimin e tij mbi sjelljen e Brikenës dhe akuzoi atë se po manipulonte situatën për të dëmtuar imazhin e Mateos.
Sipas Hajdarit, situata u bë e qartë kur Brikena, gjatë kohës së saj për t’u shpjeguar, u lejua të fliste gjatë pa asnjë ndërprerje. Megjithatë, sapo ishte radha e Mateos, ajo e ndërpreu vazhdimisht, duke e bërë të pamundur që ai të sqarohej.
Opinionisti e shprehu qartë pakënaqësinë e tij: “Ata po bëjnë një diskutim ku secili ka të drejtë të flasë sipas radhës. Iu dha fjala Brikenës, nuk e ndërpreu asnjë sekondë. Ndërsa kur iu dha fjala Mateos, ajo nuk ka ndalur asnjë sekondë, dhe gjërat këtu në studio më kanë ardhur të turbullta. Pra, qëllimi është i qartë, qëllimisht që Mateo të dalë sa më keq. Madje Mateo as nuk duhet të dëgjohet, sepse minimumi i asaj që ka ndodhur, çdo person ka të drejtë të flasë, dhe fakti që ti s’po e le, do të thotë që do ta nxjerrësh keq”.
Në këtë pikë, Brikena u përpoq të ndërhynte me fjalët “Jo, më fal një sekondë”, por Hajdari vazhdoi me argumentin e tij.
Ai i drejtohej Brikenës, duke thënë se nuk mund ta bënte këtë dhe se këto gjëra mund t’i kishte sqaruar me Mateon pa nevojën për t’i bindur atë (Arbrin). Hajdari shtoi: “Kur vijmë sot këtu në Prime dhe unë shoh një Brikena që nuk e lë asnjë sekondë të flasë, atëherë më bën të mendoj që ti do që ai të dalë keq, dhe këtë nuk e lidh vetëm me të sotmen.”
Më tej, Arbri theksoi se marrëdhënia e tyre ishte komplikuar pas “Prime”-it të kaluar, ku ndodhi një puthje. Sipas këndvështrimit të tij, kjo puthje “kishte marrë gjithë kohën e mjaftueshme në një lidhje dashurie” dhe “nuk ishte një puthje e nxituar që ndodhi për një javë apo dy javë”. Ai përfundoi duke argumentuar se Brikena nuk mund ta trajtonte Mateon “si me ‘buton ndiz e fik’”, pasi pas afrimitetit të ofruar prej saj, ishte normale që ai t’i afrohej.
