Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në një intervistë në Pressing të T7 ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat në zgjedhjen e presidentit të vendit.

Gjini thotë se nëse s’do të ketë një president të ri pas datës 5 tetor, do të jetë një gjendje e “katastrofës kushtetuese”.

“Nëse përtej datës 5 tetor nuk kemi president të zgjedhur, atëherë nuk kemi me pasë asnjë person zyrtar që mundet me i shpall zgjedhjet. S’kemi me pasë person që mundet me e mandatu kryeministrin e ardhshëm”, ka thënë Gjini, shkruan Express.

“Sot barra mbi gjyqtarët e kushtetueses është më e madhe se asnjëherë më përpara. Kanë pasur situata sfiduese, por si kjo s’ka pasë asnjëherë. Duhet me e konkludu që shumëçka për të ardhmen e Kosovës varet nga vendimi që kanë me e marrë”, ka shtuar ai.

“E di që një interpretim i partisë fituese, është që u.d pas zgjedhjes kryetare të Kuvendit i zgjatet mandati për 6 muaj”, ka thënë Gjini.

Ai thotë se një precedent i tillë nënkupton që një vend mund ta ndërrojë çdo gjashtë muaj kryetaren e Kuvendit dhe të mos zgjedh fare president.