Alejandro Balde drejt largimit nga Barcelona
Mbrojtësi i krahut, Alejandro Balde, ka marrë vendimin për t’u larguar nga klubi katalanas. Ky vendim vjen pas diskutimeve të fundit dhe një ndjenje pakënaqësie të zhvilluar brenda skuadrës.
Agjenti i tij, Jorge Mendes, tashmë është në kërkim të një klubi të përshtatshëm për lojtarin. Manchester United është një nga skuadrat që ka shprehur interesim serioz për shërbimet e tij.
Balde numëron 168 paraqitje me fanellën e Barcelonës, gjatë të cilave ka fituar tituj të rëndësishëm, përfshirë tre kampionate të La Liga-s, Kupën e Mbretit dhe tre Superkupa të Spanjës.
