Olise dyfishon shifrat; Bayerni me avantazh 2-0 ndaj Dortmundit në pushim
Bayern Munich ka shënuar edhe golin e dytë në finalen e Superkupës së Gjermanisë, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-0 ndaj Borussia Dortmundit.
Goli i dytë u shënua nga Michael Olise, i cili po zhvillon një paraqitje të shkëlqyer.
Francezi, pasi asistoi golin e parë të bavarezëve, më pas ia doli të shënonte edhe vetë.
Bayerni kontrolloi plotësisht pjesën e parë, duke e konkretizuar dominimin me dy gola. Kjo e vendosi Dortmundin në një pozitë tejet të vështirë për 45 minutat e mbetura.
