Barcelona hyn në garë për Rodrin, bie optimizmi i Real Madridit

Barcelona është përfshirë zyrtarisht në garën për transferimin e mesfushorit kyç të Manchester Cityt, Rodri, duke sfiduar drejtpërdrejt Real Madridin për shërbimet e tij. Kjo zhvendosje vjen në një moment kur bisedimet mes “Qytetarëve” dhe “Los Blancos” kanë ngecur.

Ndonëse Manchester City, kampion i Anglisë, dëshiron ta mbajë spanjollin në “Etihad”, vetë mesfushori është i hapur për një rikthim në Spanjë, i motivuar nga arsye sportive dhe familjare, bën të ditur Indeksonline.

Edhe pse Rodri kishte arritur një marrëveshje paraprake me Real Madridin disa ditë më parë, burime pranë lojtarit sugjerojnë se disa bashkëlojtarë të tij te kombëtarja e Spanjës kanë ushtruar ndikim për ta bindur të zgjedhë Barcelonën.

Në rrethet e Real Madridit, optimizmi për realizimin e transferimit të Rodrit besohet të ketë rënë ndjeshëm. Hyrja e Barcelonës në negociata e ka shndërruar garën për mesfushorin spanjoll në një nga historitë më të përfolura të afatit kalimtar të verës.

Nëse klubi katalanas arrin ta bindë Rodrin, ky do të ishte një prej transferimeve më të bujshme të vitit dhe një fitore e rëndësishme në rivalitetin e tyre historik me Real Madridin.

Burimi: Indeksonline dhe raportime ndërkombëtare.