Mirlind Daku zyrtarizohet te Spartak Moska

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka finalizuar transferimin e tij te Spartak Moska, duke shënuar një lëvizje të rëndësishme në karrierën e tij në futbollin rus.

Ai është prezantuar si lojtari më i ri i klubit rus, një prej skuadrave më të njohura dhe më prestigjioze të kampionatit.

Daku ka firmosur një kontratë trevjeçare me Spartakun, ndërsa transferimi i tij ka tërhequr vëmendje të madhe, veçanërisht për shkak të shifrave financiare të përfshira.

Klubi nga Moska ka shpenzuar 11 milionë euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Sipas raportimeve, paga vjetore e Dakut te skuadra e re pritet të arrijë rreth 4 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset e ndryshme të parashikuara në marrëveshje.