Barcelona nis bisedimet zyrtare me Manchester Cityn për Rodrin
Barcelona ka zyrtarizuar hapat për transferimin e mesfushorit Rodri, duke nisur negociatat klub me klub me Manchester Cityn.
Sipas gazetarit të mirënjohur Fabrizio Romano, drejtuesit katalanas kanë kontaktuar zyrtarisht me kampionët anglezë dhe aktualisht po diskutojnë shumën e transferimit të mesfushorit spanjoll.
Klubi blaugrana është i gatshëm të ofrojë mbi 45 milionë euro, ndërsa Manchester City kërkon një vlerë më të lartë për të lënë të lirë Rodrin.
Negociatat mes dy klubeve vijojnë, me Barcelonën që synon të arrijë një marrëveshje për mesfushorin mbrojtës.
Rodri ka theksuar qartë se zgjedhja e tij është Barcelona, duke informuar edhe Real Madridin për vendimin e tij. Mbetet që Barcelona dhe Manchester City të gjejnë gjuhën e përbashkët për çmimin e transferimit.
Nëse palët arrijnë një marrëveshje, Rodri pritet të jetë një nga transferimet më të rëndësishme të Barcelonës në këtë merkato verore.
