Barcelona mbetet e interesuar për Julian Alvarez, por shmang ofertat e pamatura financiare.
Barcelona mbetet e interesuar për transferimin e Julian Alvarezit, por është e gatshme ta nisë sezonin e ri pa një sulmues të ri, nëse Atlético Madridi refuzon të negociojë.
Sipas burimeve të “Mundo Deportivo”, drejtuesit katalanas nuk do të rrisin ofertën fillestare prej 100 milionë eurosh, nuk do të përfshijnë lojtarë në marrëveshje dhe nuk do të ndërmarrin asnjë lëvizje të pamatur financiare për të bindur klubin madrilen.
Në klubin katalanas besohet se nuk ka presion për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e Robert Lewandowskit, veçanërisht pas afrimeve të Anthony Gordon dhe Karim Adeyemit. Gjithashtu, Ferran Torres, Dani Olmo dhe Raphinha konsiderohen opsione të besueshme për të luajtur në qendër të sulmit.
Megjithatë, Julian Alvarez mbetet objektivi kryesor i Barcelonës. Klubi pret të shohë nëse sulmuesi argjentinas do të ushtrojë sërish presion për një transferim, përpara rikthimit të tij në stërvitje me Atlético Madridin më 10 gusht.
