Sulmuesi francez Karim Benzema ka ndarë vlerësime të jashtëzakonshme për ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo, duke rikujtuar periudhën e artë që kaluan së bashku te Real Madridi.

Benzema theksoi se të luaje përkrah portugezit ishte një përvojë unike se ka mësuar shumë nga Ronaldo, shkruan IndeksOnline.

“Ishte e mahnitshme të luaja me Cristianon. Kam mësuar shumë prej tij, sidomos sa i përket lëvizjeve, vrapimeve brenda zonës, presingut dhe mënyrës si t’i përballosh ato.

Ky djalë shënonte më shumë se 50 gola në sezon. Ishte e pabesueshme.”, ka deklaruar Karim Benzema./IndeksOnline/