Biznesmeni Trifun Kostovski krijon parti të re: Ja deklarata e tij

Biznesmeni dhe ish-kryetari i Shkupit, Trifun Kostovski, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale formimin e një partie të re politike. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen vizionit të tij për të ardhmen e shtetit.

Kostovski thekson se partia do të përbëhet nga anëtarë pa kufizim moshe dhe do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë që Maqedonia të mbetet një shtet ku gjeneratat e ardhshme të kenë perspektivë. Detaje të mëtejshme do të jepen në shkrimin e tij publicistik të nesërm, me titull “Maqedonia në udhëkryq – ka ardhur koha ta rikthejmë shtetin”.

“Nuk kërkoj pushtet për veten time, por mundësi për ndërgjegjësim në nivel shtetëror. Maqedonia të jetë para çdo partie”, ka deklaruar Kostovski në postimin e tij.