Dhuna në familje në Gjakovë: Policia arreston dy vëllezër

Policia e Gjakovës ka ndërhyrë mbrëmë në një rast dhune në familje, ku dy vëllezër janë përfshirë në konflikt.

Mësohet se të dyshuarit u arrestuan nga forcat policore pas raportimit të incidentit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, dy vëllezërit janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rast dhune në familje. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.