Dinamo do të luajë sonte ndeshjen vendimtare për kualifikimin në raundin tjetër të UEFA Conference League, në një takim që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të zbresë në fushë këtë mbrëmje me synimin e qartë për të siguruar kalimin në raundin e tretë të kësaj gare europiane.

Kundërshtar i tyre do të jetë Aluminij, në një sfidë që nis në orën 21:00. Kujtojmë se ndeshja e parë mes dy ekipeve, e luajtur në Slloveni, përfundoi në barazim 1-1.

Dinamo synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të arritur fitoren dhe për të vazhduar aventurën e tyre europiane. Pritet një duel i fortë dhe plot tension, pasi të dyja skuadrat janë të vendosura të sigurojnë kualifikimin.