FC Drenica përforcohet me Alban Shillovën
FC Drenica ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Alban Shillova, duke vijuar kështu përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.
Klubi kuqezi ka bërë të ditur se Shillova është tashmë pjesë zyrtare e skuadrës, me synimin për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit.
“Alban Shillova është zyrtarisht pjesë e familjes kuqezi, duke iu bashkuar ekipit tonë me synimin për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit,” thuhet në njoftimin e FC Drenicës.
Drejtuesit e klubit kanë vlerësuar lart përvojën, përkushtimin dhe cilësitë e futbollistit, duke shprehur besimin se ai do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në sezonin e ri sportiv.
“Mirë se erdhe, Alban! Të urojmë shumë suksese me fanellën e FC Drenicës,” ka shkruar klubi në postimin zyrtar.
Me këtë lëvizje, Drenica vazhdon ndërtimin e skuadrës në prag të sfidave të edicionit të ardhshëm kampionat.
