Pesë vjet nga rënia e Kabulit: Rikthimi i talibanëve në pushtet në Afganistan
Më 15 gusht 2021, ndërsa trupat amerikane po përfundonin tërheqjen e tyre nga Afganistani, militantët talibanë morën kontrollin e pallatit presidencial në Kabul dhe rivendosën sundimin e tyre mbi vendin.
Zyrtarë afganë dhe talibanë i kanë përshkruar Radios Evropa e Lirë shpejtësinë marramendëse me të cilën ra Qeveria dhe talibanët rimorën pushtetin, ndërkohë që civilët e dëshpëruar afganë përpiqeshin të largoheshin nga kryeqyteti.
