**Perez miraton, Real Madridi drejt marrëveshjes me Rodrin**
Me miratimin e presidentit Florentino Perez, Real Madridi ka ndërmarrë hapa drejt afrimit të mesfushorit spanjoll, Rodri.
Mediat raportojnë se “Mbretërit” kanë kontaktuar Manchester Cityn për të diskutuar mundësinë e transferimit të lojtarit.
Pas një sezoni triumfues dhe performancave të larta, Rodri duket se po i afrohet një rikthimi në vendlindje, për të luajtur me një nga ekipet më të trofeshme në botë.
Klubi madrilen thuhet se është i gatshëm të paguajë më shumë se 50 milionë euro për shërbimet e mesfushorit spanjoll.
Megjithatë, Manchester City ende nuk i ka kthyer përgjigje Realit, pasi është në pritje të ofertave të tjera. Raportohet se vetë Rodri po i jep gjithnjë e më shumë prioritet ekipit madrilen.
